Federico Dimarco foli për ndeshjen e Interit në Ligën e Kampionëve kundër Slavia Pragës. Mbrojtësi i majtë e kritikoi ashpër Simone Inzaghin, me të cilin kishte qenë së bashku për katër vjet.
Mbrojtësi i majtë beson se Inzaghi e kufizoi atë në 60 minuta, duke w zëvendësuar shpesh Carlos Auguston.
“Gjithmonë jam stërvitur me 100%. Duke luajtur 90 minuta më shpesh, e përmirëson gjendjen tënde më shumë sesa duke u larguar gjithmonë pas një ore…”, tha Dimarco. Fjalët e tij u interpretuan menjëherë si një referencë për ish-trajnerin Inzaghi, shkruan “Gazzetta dello Sport”.
“Po punoj për të rifituar vetëbesimin. Synojmë fitoren e katërt radhazi. Qëllimi ynë është të shohim gjithmonë nga e tashmja dhe e ardhmja, kurrë nga e kaluara. Ne filluam me një fitore dhe duam të vazhdojmë kështu.”
/GazetaBlic Sport


