Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka reaguar sërish, pas akuzave të shumta që janë bërë për marrëveshjen e Kosovës me Serbinë për energjinë në veri.
Përmes një shkrimi në Facebook, Basha tha se qytetarët e kanë me rëndësi që tash e tutje nuk do të paguhen faturën e serbëve në veri. Sipas tij, kjo po ndodh falë Qeverisë Kurti.
Ai ka listuar disa gjëra lidhur me marrëveshjen se a është marrëveshj e mirë dhe se a kanë bërë mirë që Qeveria Kurti e ka nënshkruar këtë udhëzues.
Postimi i plotë:
Ku bre pe gjeni gjithë këtë energji me kundërshtu pas krejt berllokut që e keni ba?
Qe shkurt,
A është marrëveshja e mire?
Paj shumicën e marrëveshjeve që i keni ba janë kriminale. Bacën Izet që kurrë marrëveshje s’ka ba, ma mirë se ju e kish ba, edhe e di që ne se kishim nënshkru kurrë si të tillë, por ja që ju e keni ba krejt këtë berllok që naj keni lanë neve tash!
A kemi ba mirë që e kemi nënshkru këtë udhëzues?
A e dini që deri sot kemi pagu mbi 200 milion euro përfaturat e serbëve në veri, për shkak se nuk ju kanë respektu as juve dhe as marrëveshjen, dhe prapë dilni folni!
Meqenëse po doni m’i marrë meritat, a ban një pyetje?
PSE nuk e keni implementu KURRË meqenëse e keni nënshkru në vitin 2013, por keni pritë me pagu 200 milion euro? Marrëveshja në letër keni nënshkru plotë, por implementim kurrë, se NUK ju kanë respektu kurrë. A e dini që e keni leju Vuqiçin m’i mbajtë zgjedhjet në Kosovë, edhe prapë kurrë s’iu ka marrë parasysh!
Qytetarët e kanë me rëndësi një send, që tash ne nuk kemi me pagu më faturën e serbëve në veri, dhe kjo falë Qeverisë Kurti. Pikë!


