Lajme

Dimal Basha: Rrini shlirë, s’ka Asociacion të Isa Mustafës

03/22/2023 23:53
nga:G C

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale pas një debati që nisi si rezultat i një interviste të kryeministrit, ku e pranoi se në propozimin evropian ka Asociacion.

Megjithatë, Basha ka thënë se nuk do të ketë Asociacion të ish-kryeministrit Isa Mustafa.

“Rrini sh’lirë sepse nuk do të ketë Asociacion të Isa Mustafës , qysh edhe nuk ka Isa Mustafë sot.

𝐒𝐚 𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐈𝐬𝐚 𝐌𝐮𝐬𝐭𝐚𝐟𝐚, 𝐚𝐪 𝐀𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐭𝐢𝐣”, ka shkruar Basha.