Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, i cili shërbeu për katër muaj në krye të këtij institucioni, ka shënuar rezultat të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas votave të numëruara deri më tani, mbi 26 për qind, ai ka marrë gjithsej 5 mijë e 425 vota.
Aktualisht, ai renditet i 40-ti në listën e kandidatëve më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje.



