Lajme

Dimal Basha ironizon me LDK-në: Mjerë ku është katandisë, prej akademikëve, në Big Brother!

10/24/2024 23:05
nga:G B

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka ironizuar me LDK-në, pas aderimit të sotëm të Lumbardh Salihut në këtë parti, i cili ka fituar edicionin e dytë të Big Brother Vip Kosova, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë që tani edhe fituesi i Përputhen duhet të shkojë në PDK “edhe kompletohet opozita, gati për zgjedhje”.

Postimi i tij i plotë:

Unë para disa dite thash me shku opozita me hy në Big Brother. Por çka me pa sot, qenka shku Big Brother paska aderu te opozita!

Mjerë LDK-ja ku është katandisë, prej akademikëve kanë ra në Big Brother!

Tash veç edhe fituesi i Përputhen në PDK edhe kompletohet opozita, gati për zgjedhje 🙂