Lajme

Dimal Basha flet për mos anëtarësimin e Kosovës në KiE: Është e padrejtë

05/21/2024 23:40
nga:G B

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se është e padrejtë që Kosova nuk u anëtarësua në Këshillin e Evropës.

Basha në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka thënë se Kosova i ka plotësuar t gjitha kushtet për anëtarësim në KiE.

“Është komplet e paarsyeshme kur t’i i plotëson të gjitha kriteret që të kërkohen dhe në fund të thonë jo”.

Ai ka thënë se Kosova ka mbetë peng i Evropës për mos anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Basha ka thënë se kushti i Asociacionit nuk ka qenë i përfshirë në kushtet paraprake.

“Ky kusht nuk është i raportueses, këtu duhet me i nda, raporti ka dal që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Kushti është politik…”, është shprehur Basha.