Lajme

Dimal Basha dënohet për shpifje – Detyrohet të paguaj 25 mijë euro kompensim dhe të kërkojë falje

09/30/2025 16:24
nga:Genita C

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është dënuar për shpifje, duke u detyruar që të paguajë 25 mijë euro si kompensim dhe të kërkojë falje.

Kjo është bërë e ditur nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Aty shtohet se, Basha ishte paditur për shpifje dhe fyerje ndaj një personi, të cilat kryetari i kuvendit i kishte bërë përmes një shkrimi të tij.

Basha përmes vendimit të Gjykatës, detyrohet që ta tërheq shkrimin editorial të tij, dhe po ashtu, t’i kërkoj falje publike paditësit.