Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se Asociacioni nuk është prioriteti numër një për kryeministrin Kurti.
Basha ka theksuar se Asociacioni është ba prioritet në një pjesë të madhe të portaleve dhe debateve televizive ndërsa kryeminsitri Kurti po merret me ekonomi, punë dhe drejtësi.
“Asociacioni është ba prioritet në një pjesë të madhe të portaleve dhe debateve televizive, për zotin Kurti nuk është prioriteti numër një, sepse zoti Kurti po merret me ekonominë me punë edhe drejtësi. Eshtë duke u marrë me skemat për punësimin e të rinjve me problemet që ballafaqohemi në baza ditore po merret me zhvillimin dhe mirqenien ekonomike. Me Vuçiqin ka pas dy takime të vetme, prandaj nuk është prioritet. Nese është prioritet Asociacioni, ai është për Vuçiqin jo për ne”
“Ndërmjetësuesit është normale të shkojnë me ba presion në Beograd dhe me ardhë me ba presion edhe në Kosovë. Deklarata e fundit e Ambasadës së SHBA-ve, ku deklaruan se e mirpresin pranimin e planit franko-gjerman që të ecim përpara. Faktori ndërkombëtar e ka kuptuar se duhet të flasim për të gjitha, nuk mund ta ndajmë një nënpikë të një pike të planit franko-gjerman. Kërkohen takime të shpeshta për arritjen e një marrveshjeje gjithpërfshirëse” tha Basha për “Gazeta Blic”


