Sporti

Dillian Whyte parashikon fituesin e meçit Joshua – Usyk

09/22/2021 16:07
nga:Lorik J

Anthony Joshua do të mundë Oleksandr Usyk në shtatë raundet e para të meçit të tyre që zhvillohet këtë të shtunë, sipas Dillian Whyte.

Joshua është në prag të një prej dueleve më të vështira të karrierës së tij kur ai përballet me ukrainasin në Stadiumin Tottenham Hotspur të Shtunën në mbrëmje, përcjell GazetaBlic Sport.

“Joshua do ta fitojë meçin në në pesë, gjashtë ose shtatë raundet e para. Usyk do të fillojë mirë, dhe Joshua do të jetë pak i mërzitur, sepse ai është një pak më i lehtë”, tha Whyte për BBC 5 Live.

“Megjithatë, unë mendoj se ai mund ta përfundojë punën herët. Parashikoj fitore të Joshuas në raundet e para”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport