Sporti

Dilema se a do të zhvillohet ndeshja mes Real Madrid – Chelsea, vjen reagimi nga Ceferin

04/22/2021 08:29
nga:Mergim Rreci

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka folur për sagën e Superligës dhe për sanksionet e mundshme që mund të merren kundër klubeve të përfshira.

Është planifikuar një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve për javën e ardhshme midis dy prej këtyre ekipeve, Real Madrid dhe Chelsea, kështu që Ceferin u pyet nëse ka mundësi që ajo të mos luhet.

“Ekziston një mundësi relativisht e vogël që kjo ndeshje të mos luhet javën e ardhshme” tha ai duke iu përgjigjur kësaj pyetje në TV Slloven, në 24UR.

“Por, gjërat mund të jenë pak më ndryshe në të ardhmen.”

Ai gjithashtu u pyet në lidhje me komentet e Florentino Perez për të mos dashur një president të UEFA-s si Ceferin.

“Epo, kjo është më nxitje për mua që të qëndroj,” tha ai.

“Ai dëshiron një president që i bindet çdo gjëje që thotë, i cili e dëgjon atë dhe që bën atë që mendon.

“Unë bëj atë që mendoj se është e mirë për futbollin evropian dhe botëror.”

/GazetaBlic/