Rob McElhenney, aktori që zotëron Wrexham, si dhe Ryan Reynolds, sfidoi Gareth Bale, i cili përfundoi karrierën e tij në janar, të dilte nga pensioni dhe t’i bashkohej klubit të Uellsit që së fundi siguroi promovimin në Ligën e Dytë, niveli i katërt i futbolli anglez.
“Hej Gareth Bale, le të luajmë golf, ku sigurisht nuk do të më duheshin katër orë për t’ju bindur që të dilni nga pensioni për të jetuar një sezon të fundit magjik”, shkroi ai në Twitter.
Duhet të theksohet se Ben Foster luan në Wrexham, një portier që luajti për Manchester United, West Brom dhe Watford dhe u largua nga pensioni për të përforcuar ata deri në fund të sezonit.
Hey @GarethBale11 let’s play golf, where I totally won’t spend 4 hours trying to convince you to un-retire for one last magical season ??????? ??????? ??????? ??????? ❤️ pic.twitter.com/FZgXZbM4zx
— Rob McElhenney (@RMcElhenney) April 25, 2023


