Sporti

“Dikush ju ka dërguar këtu me direktiva”, Faruk Statovci përfundon në disiplinore

04/30/2024 17:45
nga:Lorik J

Trajneri i Phoenix, Faruk Statovci ka përfunduar në disiplinoren e FFK-së.

Statovci ishte i dënuar në ndeshjen e fundit, por ai kaloi rrethojat dhe iu afrua gjyqtarit kryesor, ku i kërkoi të jetë i kujdesshëm.

Ai më pas edhe u dëgjua duke iu thënë gjyqtarëve se dikush i ka dërguar ata me direktiva.

Më poshtë keni vendimin e Komisionit Disiplinor për këtë rast:

“Kryetrajneri i FC “Phoenix”, Faruk Statovci, ID.0100997M79. Edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes (i dënuar), i njejti kishte hyrë brenda rrethojave të fushës, para hyrjes në lokalet zyrtare, ishte afruar gjyqtarit kryesor të ndeshjes dhe me ton të lartë i drejtohet: ”Të jesh i kujdeshëm gjatë ndeshjes” , si dhe pas përfundimit të ndeshjes, hyn në fushën e lojës, dukshëm i nervozuar dhe me ton të lart, i akuzon gjyqtarët e ndeshjes se e kanë dëmtuar ekipin e tij me fjalët “se dikush ju ka dërguar këtu me direktiva”. Sipas raportit të gjyqtarëve të ndeshjes Phoenix-Istogu. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC “Phoenix”, Faruk Statovci. Afati datë 07.05.2024 ora 13:00”, shkruhet në raport.

/GazetaBlic Sport