Showtime

Dikush i propozoi të dashurës në koncertin e Fifit, mos e humbisni reagimin e saj

12/28/2021 12:13
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare, Fifi po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore.

Duke qenë shumë e afërt me ndjekësit, ajo poston foto dhe video nga më të ndryshmet në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi, Fifi ka mbajtur një koncert që ishte rrethuar me një numër të madh fansash.

Vëmendjen kryesore e kishte një djalë i cili vendosi që t’i propozojë të dashurës së tij në koncertin e Fifit.

Skenës së Fifit ju bashkangjit edhe ky çift ku këngëtarja duket se është mjaft e lumtur.

Më poshtë gjeni videon./GazetaBlic/