Showtime

Dikur në lidhje dashurie, Dua Lipa përqafohet me Ledrin, dalin pamjet

08/12/2022 15:38
nga:G C

Javën e kaluar për katër netë me radhë në parkun e Gërmisë në Prishtinë u mbajt festivali “Sunny Hill” ku performuan artistë të ndryshëm.

Ndër artistët që performuan ishte edhe Ledri Vula, i cili para disa vitesh ishte në lidhje dashurie me këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipën.

Së fundmi në rrjete sociale është publikuar një video e dyshes, ku shihen duke u përqafuar me njëri-tjetrin teksa bisedojnë.

@shpendlipa Ledri & Dua Lipa @ SunnyHill Festival #ledrivula #ledri #dualipa #dua #sunnyhillfestival #prishtine #kosova ♬ original sound – Shpend Lipa

Kujtojmë që para pak kohësh, gruaja e Ledrit, blogerja Sara Hoxha kishte folur rreth komenteve që shpeshherë i bëjnë ndjekësit për Dua Lipën dhe Dafina Zeqirin

“Ne nuk kemi lind bashkë, unë e takova Ledrin kur isha 25-26 vjeçe, ai e ka një të shkuar, edhe për Dafinën më shajnë si mund ta takosh atë dhe të rrish me të, mua më duket normale më pëlqejnë edhe Dua edhe Dafina janë njerëz të mirë, na ecën muhabeti, kjo tregon që unë jam rehat me veten time dhe nuk xhelozoj për ish të dashura të Ledrit”, ishte shprehur Sara.