Showtime

‘Dikur lyenin flokët si ai, sot nxorri kokën’! Shpërthen edhe Kiara Tito ndaj Ronaldos

07/03/2023 15:49
nga:G B

Ditën e sotme, Ronaldo Sharka është përfshirë në një ‘sherr virtual’ me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon.

E gjitha nisi pas deklaratës së Ronaldos në “Kepin e VIP”-ava, ku moderatori thumboi prezantuesen, ku tha se ajo e kishte marrë këtë pozicion falë partnerit të saj, Luizit.

I pari që reagoi ndaj këtyre deklaratave ishte këngëtari i njohur, i cili bëri disa postime në profilin e tij në “Instagram”. Fillimisht fituesi i BB VIP 1 tha se po të ishte atje, të gjithë do merrnin përgjigjen e duhur.

Ndërkohë përmes një postimi tjetër, ai i thotë Ronaldos (duke mos i përmendur emrin) që të vijë e të marrë 5 mijë eurot, meqenëse do mbetet pa punë.

Luizi pak më parë bëri edhe një tjetër postim po për ish-banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke iu referuar si ‘fansi i tij më i madh’.

Tani ka ardhur edhe reagimi i Kiara Titos, e cila ka thënë diçka përmes një postimi në “Instastory”.