Sporti

Dikur lojtar i madh, tani Olic bëhet trajner i Kroacisë U-21

04/06/2023 19:27
nga:Lorik J

Ish futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Ivica Olic do të bëhet trajner i kombëtares së Kroacisë U-21.

Siç konfirmohet për Indeks Hrvatska, Olic do marrë këtë pozitë sa më shpejt të jetë e mundur.

Olic e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2017, kur u ftua të bëhej ndihmës trajner i kombëtares kroate. Që atëherë, Zlatko Dalic e ka mbajtur në ekipin e tij. Si ndihmës i Dalicit, ai fitoi medaljen e argjendtë botërore në Rusi dhe të bronzit në Katar. Olic gjithashtu udhëhoqi CSKA-në nga Moska në nëntë ndeshje në pranverën e vitit 2021.

Oliç duhet të drejtojë kombëtaren e Kroacisë U-21 në Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Rumani dhe Gjeorgji nga 21 qershori deri më 8 korrik. Kroacia është në grup me Spanjën, Rumaninë dhe Ukrainën.

/GazetaBlic Sport