Kur Alessandro Eger u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia shumë pyetën veten se kush ishte ky burrë i pashëm dhe elegant.
Në pamje të parë, fytyra e tij mund të mos jetë e njohur, por në fakt ai mund të sjellë kujtime të ëmbla fëmijërie për shumë prej nesh. Dhe kjo ndodh sepse Alessandro është fëmija që shfaqet në paketimet e çokollatava Kinder, të cilat shumë nga ne i preferojnë.
Ai nuk është më një djalë vogël. Tashmë është 30 vjeç dhe merret me modeling.
Ai është me origjinë serbo-italiane dhe pas suksesit në botën e modelingut është gati të provojë veten edhe në ekranin e filmit. Alessandro më 6 shtator 1991 në Beograd, por shumë shpejt u shpërngul me familjen në Itali për t’i shpëtuar luftës. Pjesa tjetër është histori; ai u bë një nga fytyrat më të famshme nga ëmbëlsirat e preferuara të çdo fëmije. Ajo fytyrë e qeshur në kopertinën e çokollatave më të famshme është pikërisht e tij dhe e ka zbukuruar atë prej disa vitesh.
View this post on Instagram