Ismet Munishi është një prej trajnerëve më karizmatik në Kosovë.
Ai tashmë është trajner i Gjilanit dhe po punon në transferimin e disa lojtarëve mjaft cilësor, për ta bërë klubin bardhëekuq pretendent për titull sezonin e ardhshëm, shkruan GazetaBlic Sport.
Para pak minutash, Munishi ka bërë një postim në Facebook – duke shkruar:
“Bugatti Chiron. Për momentin Makina më e shpejtë në Botë”.
Vitin e kaluar, Munishi sa ishte pjesë e Ballkanit e konsideronte ekipin e tij si Ferrari, ndërsa me këtë postim ka hapur dyshime nëse do ta konsiderojë Gjilanin si Bugatti Chiron…
/GazetaBlic Sport


