Analisti Dardan Gashi ka kritikuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti gjatë tubimit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje të mërkurën, ku u prezantuan kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Gashi e cilësoi fjalimin e Kurtit si “luftënxitës dhe vëllavrasës”.
“Fjalim absolut luftënxitës. Vëllavrasës. Nuk kam dëgjuar prej do fjalimeve që janë mbajt në Gazimestan më herët. Po s’është me rëndësi, ai le të mat vet ku po do me dal dhe atë vendin që po e lyp në histori ia bën vetit”, ka thënë Gashi në Debat Plus.