Lajme

“Dihet kush e ka ofru Asociacionin pesë minuta në 12:00” – Osmanit i vjen reagimi i parë nga VV-ja

09/09/2024 10:29
nga:G C

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar Qeverinë për ofrimin e Asociacionit.

Në lidhje më këtë çështje, deputeti i VV’së, Enver Dugolli në një përgjigje për GazetaBlic ka thënë se është mirë të kuptohet roli i secili institucion.

Dugolli thotë se nuk i kanë të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e njëjta.

“Është mirë të kuptohet roli i secilit institucion sepse jo të gjitha kanë obligime dhe përgjegjësi të njëjta në disa procese specifike. Qeveria e Kosovës ka detyra dhe përgjegjësi shumë të mëdha prandaj konformë këtyre obligimeve dhe përgjegjësive ajo ndërton strategji për ruajtjen e interesave jetike të shtetit tonë, gjithnjë duke u kujdesur për ruajtjen dhe kultivimin e objektivave tona strategjike”, thotë Dugolli.

Sipas Dugollit, është tejet normale që nganjëherë të mos kuptohen veprimet e ndonjë institucione.

Por, siç thotë ai, përkundër keqkuptimeve qëllimet janë të njëjta.

“Është normale qe nganjëherë edhe të mos kuptohen sa duhet veprimet e ndonjë institucioni, e rëndësishme është rruga përpara sepse Kosova e dinë ku është nisur dhe ku e ka vendin. Ne nuk kemi rrugë tjetër përveç asaj te perëndimit, në NATO e BE, prandaj e gjithë strategjia jonë zhvillohet mbi këtë bazë duke ruajtur interesat e republikës sonë. Është me rëndësi të themi se përkundër keqkuptimeve qe ndodhin ndonjëherë, qëllimet janë të njëjta, pra nuk dallojmë”, tha Dugolli për GazetaBlic.

“Do të votojmë marrëveshjet ndërkombëtare”, “Arenë shfaqjesh” – Çka pritet në sesionin e ri të Kuvendit?