Sporti

Digne zbulon ‘sekretin’ për të ndalur Ronaldon

06/21/2021 17:39
nga:E K

Franca do të përballet me Portugalinë në ndeshjen e fundit në kuadër të grupeve të Kampionatit Evropian.

Mbrojtësi francez, Lucas Digne, ka zbuluar ”sekretin” për të ndalur Cristiano Ronaldon, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai është në formacion të Kombëtares franceze duke e zëvendësuar Lucas Hernandez.

Mbrojtësi i Evertonit ka thënë se çelësi për t’a ndalur Ronaldon është komunikimi i mirë i mbrojtjes.

“Për ata që janë në mbrojtje, ai është gjithmonë një problem. Ai lëviz nëpër të gjithë vijën e sulmit, kështu që duhet të komunikojmë mirë në mënyrë që të mos i japim shumë hapësira”, tha Digne.

“Është e jashtëzakonshme ajo që ai ka bërë në moshën e tij, por edhe gjatë gjithë karrierës së tij. Është një shembull i punës për të gjithë”, përfundoi francezi.

/GazetaBlic Sport/