Lucas Digne ka kompletuar transferimin e tij nga Evertoni për te Aston Villa.
Ish mbrojtësi i krahut të majtë të Evertonit, në një letër lamtumirëse ku ka falenderuar fansat për përkrahje ka zbuluar edhe arsyen e largimit nga skuadra nga qyteti i Liverpoolit, shkruan GazetaBlic Sport.
Digne ka lënë të kuptohet në letrën lamtumirëse se arsyeja e largimit të tij është Rafa Benitez.
“Ndonjëherë mjafton një person për ta shkatërruar një ‘dashuri kaq të bukur’ mes meje dhe klubit“, tha ai.
? "Sometimes it only takes one person from outside to destroy a beautiful love affair."
Lucas Digne's farewell message to the Everton fans addresses some issues with the manager Rafa Benitez pic.twitter.com/PXGtU4hf1w
— Football Daily (@footballdaily) January 13, 2022
/GazetaBlic Sport/


