Lajme

Digjet shtëpia e deputetit Mefail Bajqinovci

09/24/2024 19:05
nga:G B

Është djegur shtëpia malore e deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci.

Gazeta Blic merr vesh nga burime se deputetit i është djegur vila që gjendet mes Bajgorës dhe Llapit.

Merret vesh se nga shpërthimi një derë i është hedhur disa metra jashtë shtëpisë.

Ende nuk dihet arsyeja e djegies.

Gazeta Blic do t’ju mbajë të informuar.