Lajme

Digjet një veturë para Stacionit të Autobusëve në Rahovec

06/09/2022 20:01
nga:G B

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot në Rahovec.

Sipas fotografive dhe videove që ka publikuar një qytetar në Facebook, një veturë e tipit “pick-up”, është djegur tërësisht.

Sipas qytetarit që ka publikuar videot dhe fotografitë, Kasum Veliu, në momentin e zjarrit brenda veturës nuk ka qenë asnjë njeri dhe nuk ka dëme në njerëz.

“Para 30 minutave një makinë u kaplua nga zjarri afër Stacionit të Autobusavë në Rahovec. Për fat të mirë nuk kishte njeri në makinën e kapluar nga zjarri”, ka shkruar ai.