Lajme

Digjet një veturë në Gjakovë

03/27/2022 16:10
nga:Donika Fetahu

Një veturë është përfshirë nga zjarri në rajonin e Gjakovës.

Vetura e djegur raportohet të ketë qenë në Bec të Gjakovës.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar, teksa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.