Një veturë është përfshirë nga zjarri mesnatën e së mërkurës në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur konkretisht në lagjen Aktash, në lokacionin e njohur si rruga e Dubrovnikut.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ekipit të zjarrfikësve të cilët i shuan flakët.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë komandanti i Brigadës Malë Gashi.
Gashi tha se ende nuk dihet se cila është arsyeja.
“Inspektorët sot do të shkojnë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin dhe pastaj do të kuptohen shkaqet se si ka ndodhur”, tha Gashi.
Ai bëri të ditur se si pasojë e temperaturave një lokalit i janë thyer xhamat.
“Kjo për shkak se vetura ka qenë e parkuar aty afër”, tha i pari i zjarrfikësve të kryeqytetit.