Në Sopi të Suharekës është djegur një stallë e bagëtive.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e disa mbeturina dhe si pasojë e erës së madhe është përfshirë edhe stalla.
“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se i është djegur stalla e bagëtive. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e disa mbeturina dhe si pasojë e erës së madhe është përfshirë edhe shtalla. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”, thuhet në raportin e Policisë.