Lajme

Digjet një shtëpi për të pestën herë në Ferizaj, lëndohet kryefamiljari dhe zjarrfikësi

06/10/2025 08:15
nga:G B

Një familjeje në Ferizaj i është djegur shtëpia për herë të pestë, duke e lënë atë në kushte tejet të vështira jetese.

Familjarët janë larguar me kohë nga objekt,  por nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të zjarrit, raporton Klan Kosova.

Nga ky incident kanë mbetur të lënduar kryefamiljari dhe një zjarrfikës, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QMF-në e Ferizajt.