Lajme

Digjet një shtëpi në Prishtinë, Policia jep detaje (Video)

10/18/2022 13:16
nga:G B

Një shtëpi është djegur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Blic shihet tymi që del nga shtëpia.

Lidhur me rastin është deklaruar Policia, derisa ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku është duke u djegur një shtëpi. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti./Gazeta Blic/