Lajme

Digjet një lokal në Vushtrri

08/13/2022 09:08
nga:Astrit Gashi

Një lokal është përfshirë nga flakët, mëngjesin e së premtes në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, ka raportuar në polici pronari i tij.

Sipas policisë, ankuesi ka thënë se lokali iu përfshi nga zjarri në rrethana të panjohura.

Zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa rasti është duke u hetuar.