Një depo është përfshirë sot nga flakët në Miradi të Fushë Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Bëhet e ditur se nga kjo përveq dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (depo) është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
/Lajmi.net


