Një banesë ka marrë flakë në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë ku sipas banorëve të kësaj lagje, banesa është djegur nga fishekzjarrët, raporton Gazeta Sinjali.
Banorët e kësaj ndërtese rrëfejnë se banesa ishte kapluar nga zjarri nga fishekzjarret që janë hedhur për festën e Vitit të Ri. Sipas banorëve, në ndërtesë nuk ka pasur njerëz megjithatë nga hedhja e mjeteve piroteknike është rrezikuar jeta e komunitetit.
Për pasojë, banorët janë evakuuar nga ndërtesa ndërsa Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes.
Për ta lokalizuar zjarrin është nevojitur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.