Një veturë e tipit “Audi” është përfshirë nga flakët të hënën në mbrëmje në rrugën për Veterrnik në Prishtinë.
Në faqen “Marakli t’kerreve” është publikuar një video ku shihet vetura duke u djegur edhe pas intervenimit të shpejtë të disa shoferëve tjerë për ta ndaluar zjarrin.
Sipas tyre, nga mungesa e bocave për ndaljen e zjarrit nuk kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin i cili kishte përfshire veturën.


