Lajme

Digjet në mes të rrugës një autobus në Han të Elezit

08/03/2021 09:50
nga:M K

Një autobus është kapluar nga flakët në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik.

Në fotografi të publikuara në rrjetet sociale shihet se autobusi është parkuar buzë rrugës derisa nuk duket të ketë njerëz brenda.

Nuk dihet ende nëse ka viktima apo të lënduar.

Policia dhe zjarrfikësit në bazë të fotografisë nuk kanë dalë ende në vendin e ngjarjes.

Në vazhdim mund të shihni pamjet.