Lajme

Digjet kati i tretë i një shtëpie në Suharekë, nuk ka të lënduar

01/23/2025 09:41
nga:N K

Mbrëmë në Gjinoc të Suharekës, një person ka raportuar në polici se është përfshirë nga zjarri kati i tretë i një shtëpie.

Sipas raportit të 24 orëve të fundit, bëhet e ditur se shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i shtëpisë, shkruan GazetaBlic.

Në këtë incident të ndodhur në orë 21:00, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Rasti nën hetime.

“Gjinoc, Suharekë  / 22.01.2025 – 21:00.   Një m/k ka raportuar se  nga zjarri është përfshirë kati i tretë i shtëpisë. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe  kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nuk raportohet për lëndime në njerëz. (shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i shtëpisë). Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e PK-së.