Sporti

Digjet autobusi i ekipit anglez | Lojtarët u larguan me shpejtësi, nuk ka të lënduar

10/08/2023 12:45
nga:Lorik J

Dje, pas fitores së Barnsley-t si mysafir ndaj Exeter-it në Ligën Angleze (kategorinë e tretë), autobusi i skuadrës mysafire mori flakë.

Mbrojtësi i Barnsley, Barry Cotter ka publikuar video në rrjetet sociale. Në video, zëri i një lojtari dëgjohet duke përfunduar: “Do të duhet të fluturojmë për në Leyton tani…”

Përkatësisht, në raundin e radhës, Barnsley e pret një rrugëtim prej 300 kilometrash deri në ndeshjen kundër Leyton Orientit. Kështu e ka përshkruar ngjarjen fatkeqe klubi anglez: “Mund të konfirmojmë se në kthim nga ndeshja kundër Exeter City, autobusi ynë i klubit mori flakë. Të gjithë lojtarët dhe stafi u evakuuan në kohë dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore”

“Dëshirojmë të falënderojmë shërbimet e urgjencës për reagimin e tyre të shpejtë. Klubi nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë moment dhe është i fokusuar në sigurimin e kthimit të stafit dhe lojtarëve në shtëpitë e tyre.”

/GazetaBlic Sport