Tri vila në Koshutan të Pejës janë djegur mëngjesin e djeshëm.
Rastin në polici e kanë raportuar tre pronarët e vilave.
Lidhur me rastin, policia deklaron se njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet e nevojshme.
Nuk është bërë e ditur nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.