Një incident i zjarrit ka ndodhur pas mesnate në lagjen Emshir në Prishtinë.
Tre vetura janë djegur në garazhen e një ndërtese, e po ashtu janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera.
Kjo u konfirmua nga komandanti i Zjarrfikësve në kryeqytet, Malë Gashi.
Gashi tha se menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të intervenuar.
Ai tha se zjarri ka depërtuar brenda ndërtesës duke shkaktuar panik tek banorët.
“30 prej tyre, janë evakuuar dhe u është ofruar ndihma tek Urgjenca Mjekësore”, tha Gashi për klanin.
Ende nuk dihet se si shkak i kujt u shkaktua ky zjarr.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet.