Lajme

Digjen dy kamionë dhe një furgon në Mitrovicë

07/23/2023 09:34
nga:G B

Një person është ankuar në Policinë e Kosovës, se i janë djegur dy kamion dhe një furgon në Mitrovicë.

Siç njofton Policia e Kosovës, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.

Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 15000 euro. Policia e Kosovës bën me dije se rasti është duke u hetuar.