Lajme

Digjen dy hektarë tokë në Moravë, zjarri ishte i qëllimshëm

03/24/2024 17:26
nga:G B

Një zjarr i madh ka përfshirë sot një zonë në fshatin Moravë, në Njësinë Administrative Otllak. Zjarri i papritur, i shfaqur në një sipërfaqe toke, është parë nga banorët e zonës, që kanë njoftuar zjarrfikësit. Pas njoftimit të marrë, dy mjete zjarrfikëse janë nisur drejt zonës.

Në një kohë të shkurtër është bërë i mundur lokalizimi i vatrës së zjarrit. Zjarri është shuar disa minuta më pas, duke shmangur edhe përhapjen e flakëve drejt banesave të fshatit. Burimet zjarrfikëse në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Në zonë kanë shkuar edhe forcat e policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve). Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar një sipërfaqe rreth 2 hektarë me shkurre e ferra, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në asnjë banesë përreth. /euronews.al