Vincent Garcia, drejtori i France Football, ka bërë një koment mbi fitoren e Ousmane Dembele për Topin e Artë 2025.
Në një intervistë, teksa po largohej nga teatri Chatelet, ai tha: “Nuk pati asnjë dyshim. Ousmane e fitoi çmimin me një diferencë të madhe. Topi i Artë i Ousmane Dembele është fitues i qartë dhe i padiskutueshëm”, duke lënë të kuptohet se diferenca në pikë me vendin e dytë, Lamine Yamal, ishte e konsiderueshme.
Pa zbuluar shifrat e sakta, Garcia tregoi gjithashtu se detajet e votimit do të publikohen në ditët në vijim, siç është traditë.
/GazetaBlic Sport


