Sporti

Dier në Gjermani për të kompletuar transferimin te Bayer Munich, Tuchel: “Erdhi për ta finalizuar marrëveshjen”

01/11/2024 11:51
nga:E K

Eric Dier është gati të konfirmohet si lojtar i Bayern Munich. Ka qenë vetë trajneri Thomas Tuchel që ka trajtuar këtë temë në konferencë para ndeshjes me Hoffenheim, të premten.

“Po, Eric Dier është këtu në qytet dhe ne po përpiqemi të finalizojmë një transferim për të pasur një opsion tjetër në qendër të mbrojtjes. Le të presim derisa gjithçka të finalizohet. Gjërat gjithmonë mund të shkojnë keq në momentin e fundit”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Anglezi i Tottenham tashmë do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe nëse gjithçka finalizohet ai do të takohet sërish me sulmuesin Harry Kane.

Për më tepër, ka imazhe të Dier në Gjermani:

“Eric është bërë specialist në qendër të mbrojtjes. Ai mund të luajë në mesfushë dhe në mbrojtje me tre lojtarë”, shtoi ai.

Ish-lojtari i Sporting humbi hapësirën në klubin londinez dhe luajti vetëm katër ndeshje këtë sezon. Gjermanët do të përpiqen të kompensojnë mungesën e qendrës Min-jae Kim gjatë Kupës së Azisë.

/GazetaBlic Sport/