Diego Simeone, një nga trajnerët më ikonikë në futbollin modern, i dha fund një tradite shumë të pakëndshme, pasi Atletico Madridi i tij regjistroi një fitore mbresëlënëse 2-0 kundër Barcelonës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Për gati 15 vjet në krye të klubit nga kryeqyteti, trajneri argjentinas nuk kishte arritur të pushtonte shtëpinë mitike të katalanasve.
Përpara kësaj përballjeje të Ligës së Kampionëve, Simeone nuk kishte fituar asnjë ndeshje në 18 përpjekje në të gjitha garat në ‘Camp Nou’.
Statistikat ishin të qarta – 11 humbje dhe 7 barazime në vizitat e tij të mëparshme. Megjithatë, kjo seri e zezë tani është histori.
Është e rëndësishme të theksohet se Simeone teknikisht kishte dy fitore jashtë fushe kundër Barcelonës para kësaj ndeshjeje, por asnjëra prej tyre nuk u luajt në stadiumin e famshëm ‘Camp Nou’.
/GazetaBlic Sport/


