Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, tha se skuadra e tij duhet të qëndrojë e qetë nëse dëshiron të eliminojë Arsenalin dhe të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve.
Sonte në mbrëmje, dy ekipet takohen në një ndeshje të dytë të gjysmëfinales në turneun më prestigjioz të klubeve në Evropë, pas një barazimi 1-1 një javë më parë në Madrid.
“Ndeshja do të ndryshojë në momentin që dëgjojmë sinjalin e gjyqtarit. Me kalimin e kohës mëson të jesh i duruar. Kjo nuk do të thotë të jesh pasiv, por i qetë dhe kjo është ajo që na duhet në një ndeshje si kjo”, tha argjentinasi.
“Julian është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, sepse ai e njeh shumë mirë futbollin anglez. Ai luajti shumë mirë javën e kaluar dhe shpresoj të na tregojë të njëjtën gjë. Si trajnerë duhet të mendojmë për gjendjen e lojtarëve, por në fund të ditës vendimi se si ndihen është i tyre. Ne duhet të kontrollojmë emocionet tona dhe të luajmë futbollin tonë më të mirë”, shtoi Simeone.
/GazetaBlic Sport


