Maradona Junior po e përjeton Kupën e Botës si të gjithë argjentinasit, pavarësisht se ai vazhdon të jetojë në Napoli, ku ka lindur: “Po e jetoj si i çmendur Botërorin, po i shikoj të gjitha ndeshjet, po i shikoj të gjitha lajmet. Dua të vendos “yllin” e tretë në gjoks se vërtet këta djem e meritojnë. Ata po bëjnë gjithçka për fanellën dhe shpresoj që të ndodhë”.
Kur pyetet për atë që do të ndiente babai i tij për këtë Botëror, Diego Junior nuk ka dyshime. “Zoti” e donte kombëtaren e tij dhe do të vazhdojë ta dojë edhe nga parajsa.
“Unë jam plotësisht i bindur që babai im është krenar për mënyrën se si ata po mbrojnë fanellën dhe për dëshirën që kanë. Babai im është krenar atje lart”, është shprehur ai.