John Terry, ish-lojtari dhe legjenda e Chelseat, pranoi se nuk mund ta kuptojë se si asnjë klub nuk ka nënshkruar me Diego Costa, i cili ishte i lirë, gjatë merkatos së dimrit.
“Nuk mund të besoj se Diego Costa nuk është nënshkruar nga ndonjë klub i Premierligës. Ky njeri është një fitues dhe do ta bënte çdo ekip më të fortë”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Terry luajti me Diego Costa në Chelsea. Sulmuesi 33-vjeçar ishte në bisedime për transferim tek Arsenal, Corinthians, Barcelona, Getafe dhe Salernitana, por mbetet pa klub.
/GazetaBlic Sport/


