Sporti

Didier Drogba reagon pas lajmeve që është konvertuar në Islam

11/07/2022 23:21
nga:E K

Didier Drogba ka reaguar pas lajmeve që ai ka ndërruar fenë.

Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale qarkulloi një fotografi e ish-sulmuesit të njohur, ku ai shihej duke bërë lutje.

Pas kësaj fotografie u tha se Drogba është konvertuar në fenë Islame, por kjo nuk është e vërtetë.

44-vjeçari përmes një postimi në “Twitter” shpjegoi të vërtetën.

“Kjo histori po bëhet virale, por unë nuk e kam ndryshuar fenë. Isha vetëm unë duke i respektuar vëllezërit e mi myslimanë që po vizitoja në fshatin tim. Një moment bashkimi. Shumë dashuri dhe bekime për të gjithë”, shkroi Drogba.