Sporti

Didier Drogba konfirmon Lukakun te Chelsea

08/08/2021 15:55
nga:E K

Romelu Lukaku ka bërë rikthimin e madh te Chelsea.

Lukaku do të vazhdojë karrieren te klubi i Chelseat, aty ku ishte edhe më parë pjesë e skuadrës, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi anglez ka paguar 115 milionë euro te skuadra e Inter për rikthimin e tij.

Blerja e Lukakut nuk është zyrtarizuar ende, megjithatë legjenda e klubit të Chelseat e ka konfirmuar transferimin dhe i ka uruar mirëseardhje atij.

“Ai po vjen në shtëpi”, ka shkruar Drogba në Twitter.

/GazetaBlic Sport/