Kupa e Botës 2022

Didier Deschamps merr një lajm fantastik para ndeshjes me Marokun

12/14/2022 14:19
nga:Mergim Rreci

Lajm i mirë për Didier Deschamps përpara gjysmëfinales së sotme kundër Marokut.

Përmirësohen Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano, që munguan në stërvitjen e djeshme për shkak të problemeve shëndetësore.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Noel Le Graet, i ka qetësuar të gjithë francezët, duke deklaruar: “Kisha përshtypjen se kushdo që ka pasur grip apo ftohje është mirë këtë mëngjes”.

Të dy ka të ngjarë ta nisin si titullar sfidën ndaj Marokut.