Euro 2020

Didier Deschamps kërkon një rekord historik me kombëtaren e Francës

06/10/2021 21:27
nga:Mergim Rreci

Franca është njëra ndër favoritet kryesore për ta fituar Kampionatin Evropian.

Kjo kombëtare ka në radhët e saj futbollistë të jashtëzakonshëm, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre viteve të fundit, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjermania, Portugalia dhe Hungaria do të jenë kundërshtarët e kësaj kombëtarje në ndeshjet e grupit.

Nëse trajneri Didier Deschamps i Francës e fiton trofeun në Euro 2020, ai do të bëhej personi i parë që ka fituar Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian si lojtar dhe menaxher.